Formë Silikoni "Retë Krijuese"
Krijoni varëse muri dhe dekorime të ëmbla për shtëpi apo biznese me këtë forme silikoni në formë reje! Kjo formë përfshin një re të madhe qendrore dhe tri re të vogla shoqëruese, ideale për punime me resin epoxy dhe krijimin e tabelave të personalizuara me emra apo mesazhe.
Sillni pak magji dhe kreativitet në punimet tuaja me këtë forme silikoni unike "Retë Krijuese"! E dizajnuar posaçërisht për derdhjen e resin epoxy, kjo formë ju lejon të krijoni një dekor të plotë varëseje të përbërë nga një re kryesore dhe tri retë e vogla që varen poshtë saj.
- Ideale për Personalizim: Reja e madhe ofron hapësirë të bollshme për të shkruar mesazhe si "Welcome", "Open", "Love" ose emra, ndërsa retë e vogla janë perfekte për të vendosur iniciale, data apo vizatime të vogla.
- Kombinim i thjeshtë: Pasi të jetë tharë resin epoxy, pjesët mund të shpohen lehtësisht me një mini-trapan ose turjelë dore për t'u lidhur mes tyre me zinxhirë të vegjël dekorativë, rruza apo fije elegante.
- Silikon Premium: Forma është bërë nga silikon fleksibël me cilësi të lartë, i cili nuk ngjit dhe mundëson heqjen jashtëzakonisht të lehtë të pjesëve pa dëmtuar detajet e valëzuara të reve.
- Sipërfaqe me Shkëlqim: Pjesa e brendshme është plotësisht e lëmuar (glossy), duke u dhënë reve tuaja një shkëlqim të pastër e profesional direkt pas tharjes.
Përmasat e Formës:
- Gjatësia: 20 cm
- Gjerësia: 16.3 cm
- Trashësia (Thellësia): 1.1 cm (0.43 in)
foto e 2: 25cm
(Shënim: Paketimi përmban vetëm formën e silikonit. Aksesorët lidhës, zinxhirët dhe shkrimet dekorative nuk janë të përfshira).