Forma Silikoni
Formë Silikoni Rrethore 30 cm
1.200 L
1.500 L
-20% Zbritje
Formë silikoni rrethore me përmasë të madhe (diametri 30 cm, trashësia 1.1 cm). E përsosur për të krijuar tabaka luksoze servirjeje, pjatanca dekorative apo orë muri me rezinë epoxy.
🚚 Dërgesa falas mbi 8.000 L
↩️ Kthim i lehtë brenda 24 orësh
🔒 Pagesë e sigurt me cod ose transfertë
Krijoni punime me përmasa të mëdha dhe dizajne mbresëlënëse me këtë formë silikoni rrethore 30 cm. Diametri i saj i madh prej 30 cm e bën atë bazën ideale për realizimin e tabakave të servirjes, orëve artistike të murit, apo pjatancave dekorative për tryezë.
Sipërfaqja e saj e lëmuar garanton që produkti i përfunduar të ketë shkëlqim kristal, ndërsa silikoni cilësor siguron fleksibilitet gjatë heqjes së rezinës (demolding).
Veçoritë Kryesore:
- Përmasë e Madhe: Diametër prej 30 cm që ju jep hapësirë të bollshme për të eksperimentuar me lule të thara, fletë ari, pigmente valësh deti ose xixa.
- Silikon Premium Fleksibël: I qëndrueshëm, rezistent dhe që e lehtëson procesin e nxjerrjes së punimit të tharë.
- Sipërfaqe me Shkëlqim: Pjesa e brendshme siguron një përfundim plotësisht të lëmuar dhe me shkëlqim natyral.
- E Riutërueshme: Pastrohet me lehtësi me ujë të ngrohtë e sapun dhe ruaj formën e saj pas çdo përdorimi.
Specifikimet Teknike:
- Diametri: 30 cm
- Trashësia (Thellësia): 1.1 cm
- Ppesha: ~170 g
- Materiali: Silikon cilësor për rezinë epoxy
- Përdorimi: Tabaka servirjeje, pjatanca dekorative, orë muri, bazë për fruta/bizhuteri
Shiko gjithashtu