Formë Silikoni për Zbukurime Tavoline
Bëni vetë zbukurime super të bukura për tavolinë që qëndrojnë vetë në këmbë! Kjo formë silikoni ju lejon të derdhni resinën për të bërë njëkohësisht 6 pllaka dekorative me valëzime së bashku me këmbët e tyre mbështetëse. Futni brenda lule të thara,xixa dhe krijoni dhurata fantastike me duart tuaja!
Nëse ju ndodh shpesh të shihni në rrjete sociale ato dekorimet e mrekullueshme me lule të thara e fletë ari dhe mendoni se është e vështirë t'i bëni vetë, kjo formë do t'ju ndryshojë mendjen. Është zgjedhja perfekte për të kthyer idetë tuaja në zbukurime të vogla me valëzime estetike, të cilat qëndrojnë vetë vertikalisht mbi tavolinë.
Pse kjo formë do t'ju lehtësojë punën:
- Qëndrojnë vetë pa mbështetëse shtesë: Nuk keni nevojë të blini apo të improvizoni këmbë mbajtëse. Forma ka hapësirën e saj të posaçme si për rrethin me valëzime, ashtu edhe për këmbën e vogël ku ai fiksohet. Pasi materiali të jetë tharë, thjesht i bashkoni si një "puzzle" të vogël dhe dekorimi qëndron i palëkundur kudo që ta vendosni.
- Më shumë punë në më pak kohë (6 në 1): Harrojeni pritjen e gjatë duke bërë vetëm një zbukurim në ditë. Kjo formë e madhe ju jep mundësinë të përgatitni deri në 6 dekorime të ndryshme me një të derdhur të vetme. Mund t'i bëni të gjitha me të njëjtën tematikë, ose secilën me një stil krejtësisht të ndryshëm.
- Sipërfaqe e lëmuar si xham: Pjesa e brendshme e formës është bërë me një silikon super të lëmuar. Kjo bën që produkti i përfunduar të dalë me një shkëlqim perfekt, pa pasur nevojë për lëmim apo lustrim shtesë nga ana juaj.
- E thjeshtë për t'u pastruar dhe ruajtur: Silikoni nuk e thith resinën dhe nuk ngjit. Mjafton ta lani me ujë të ngrohtë dhe pak sapun enësh pas përdorimit dhe është gati për t'u përdorur përsëri sa herë të dëshironi.