Resin Epoxy UV 100g
Resin epoxy UV me cilësi të mirë (Hard Type) me tharje të shpejtë në dritë UV, gati për përdorim të menjëhershëm pa pasur nevojë për përzierje. Formulë e përmirësuar pa flluska ajri (Bubble Free), me erë shumë të ulët (Low Odor), transparencë kristal (Crystal Clear) dhe mbrojtje ndaj zverdhjes (Anti-yellowing). Ideale për forme silikoni, bizhuteri dhe produkte artizanale.
Formuluar posaçërisht si tjp i ngurtë (Hard Type), kjo resin epoxy derdhet direkt nga shishja pa pasur nevojë për peshim apo përzierje A+B.
Karakteristikat Kryesore:
Cilësi e Mirë (Premium Formula): Ngurtësohet shpejt nën dritën UV ose dritën e diellit duke krijuar një sipërfaqe të fortë e rezistente.
- Pa Flluska Ajri (Bubble Free): Formulë e posaçme që liron flluskat e ajrit natyrshëm për një përfundim plotësisht të lëmuar.
- Erë Shumë e Ulët (Low Odor): Përvojë pune më e behshme dhe komode gjatë procesit të derdhjes.
- Transparencë Kristal & Anti-Zverdhje: Mban transparencën e lartë dhe mbron punimet nga ndryshimi i ngjyrës me kalimin e kohës.
- Gati për Përdorim: Shishja vjen me pikatoren e integruar për aplikim sa më të saktë në forme silikoni ose detaje të vogla.
🎨 Përdorimet Kryesore
E përshtatshme për një sërë punimesh artizanale DIY:
- Bizhuteri & Aksesorë: Varëse, vathë, unaza dhe varëse çelësash.
- Dekore & Punime me Forme Silikoni: Mbulim dekorativ, fiksim i luleve të thara apo xixave.
- Mbrojtje Sipërfaqësore: Shtresë mbrojtëse me shkëlqim mbi objekte të ndryshme.
🛠️ Udhëzuesi i Përdorimit (Hap pas Hapi)
- Përgatitja: Vendosni forme silikoni dhe dekorimet që do të përdorni (lule të thara, pigment, xixa, etj.).
- Derdhja: Derdhni resin epoxy UV direkt nga shishja te forme silikoni ose mbi sipërfaqen e punimit.
- Tharja: Vendoseni punimin nën një llampë UV për 1-3 minuta (ose në dritë direkte dielli) derisa masa të ngurtësohet plotësisht.
- Heqja nga forma: Pasi masa të jetë ftohur dhe ngurtësuar plotësisht, hiqeni me kujdes nga forme silikoni.