Lucidimi dhe Aksesore
Silica Gel Wisedry
2.000 L
Silica gel i Kategorisë A nga marka Wisedry, i krijuar posaçërisht për tharjen e shpejtë dhe të sigurt të luleve natyrale. Ndihmon në ruajtjen e ngjyrës dhe formës origjinale të luleve pa i dëmtuar petalet, me mundësi ripërdorimi të pafundme.
🚚 Dërgesa falas mbi 8.000 L
↩️ Kthim i lehtë brenda 24 orësh
🔒 Pagesë e sigurt me cod ose transfertë
Ky silica gel në formë grimcash të imëta është mjeti kryesor për të gjithë ata që merren med artizanat, pasi eliminon lagështirën nga lulet pa i rrudhur apo zbehur ato.
Pse është kaq praktik në përdorim:
- Ruajtje perfekte e luleve: Grimcat janë aq të imëta sa futen në çdo cep të luleve të komplikuara (si trëndafilat apo peonies) pa i shtypur ose dëmtuar petalet e tyre delikate.
- Tregues lagështie me ngjyra: Ky silica gel përmban kokrriza treguese që ndryshojnë ngjyrë kur mbushen me ujë. Kjo ju ndihmon të kuptoni menjëherë se kur produkti ka përfunduar punën e tij dhe ka thithur lagështirën.
- I ripërdorshëm pafund: Pasi silica gel të ketë thithur ujë dhe të ketë ndryshuar ngjyrë, nuk ka nevojë ta hidhni. Mjafton ta ngrohni në furrë ose mikrovalë sipas udhëzimeve për ta tharë dhe është sërish si i ri, gati për t'u përdorur me dhjetëra herë të tjera.
- Kombinim perfekt për resin epoxy: Lulet e thara me këtë metodë mbajnë ngjyrat e tyre të gjalla dhe janë krejtësisht të thata, gjë që i bën të përsosura për t'u futur brenda punimeve me resin epoxy pa krijuar flluska apo kalbje.
Përdorimet kryesore:
- Tharja e buqetave të dasmës ose luleve të eventeve me rëndësi.
- Përgatitja e luleve natyrale për punime dekorative me resin epoxy.
- Tharja e bimëve apo gjetheve për herbarisë dhe dekorime shtëpie.
Shiko gjithashtu
Produkte të Ngjashme
Kit me Resinë Poliestër dhe Fibër Qelqi(Për Laminim & Riparime)
3.800 L
4.200 L