Aksesorë
Ngjitës Transparent për Bizhuteri & DIY
300 L
Ngjitës transparent elastik B-7000 me majë gjilpëre precize. Ideale për ngjitjen e rruazave, bizhuterive, aksesorëve DIY, pëlhurave, këpucëve si dhe për riparimin e ekraneve të telefonave. Rezistent ndaj ujit dhe nuk dëmton shkëlqimin e sipërfaqeve.
🚚 Dërgesa falas mbi 7.000 L
↩️ Kthim i lehtë brenda 24 orësh
🔒 Pagesë e sigurt me cod ose transfertë
Ngjitësi B-7000 është zgjidhja ideale për punë me precizion të lartë. Falë aplikuesit me majë metalike të hollë (gjilpërë), ai lejon aplikim me saktësi pa bërë rrëmujë dhe pa shpërdoruar produktin.
Karakteristikat Kryesore:
- Transparente & Elastike: Tharhet plotësisht transparent pa lënë shenja ose njolla.
- Rezistent ndaj Ujit dhe Djersës: Ofron ngjitje të fortë që i reziston lagështirës.
- Nuk Dëmton Shkëlqimin: Ruhet shkëlqimi i bizhuterive dhe gurëve pa i turbulluar apo dëmtuar ato.
- Maja me Gjilpërë: Kapaku përmban një gjilpërë që parandalon bllokimin dhe tharjen e majës.
Përdorimet Kryesore:
- Krijime DIY & Bizhuteri: Ngjitjen e gurëve, perlave, kapëseve të flokëve dhe aksesorëve.
- Tekstil & Këpucë: Ngjitje mbi pëlhura, lëkurë apo përmirësimin e detajeve në këpucë.
- Riparime Elektronike: Riparimin e kornizave dhe ekraneve të celularëve.
🛠️ Udhëzuesi i Përdorimit (Hap pas Hapi)
- Pastrimi: Pastroni plotësisht pluhurin, yndyrën ose mbetjet nga sipërfaqet që do të ngjitni.
- Aplikimi: Vendosni një sasi të vogël ngjitësi B-7000 në mënyrë të barabartë në të dyja anët e pjesëve.
- Bashkimi: Shtypni pjesët me njëra-tjetrën për pak sekonda dhe fshini lehtësisht ngjitësin e tepërt që del në anë.
- Tharja: Lëreni produktin të pushojë për 24 orë që ngjitësi të arrijë tharjen dhe forcën e tij maksimale.
Shiko gjithashtu