Cricut Explore 3 + Seti
Cricut Explore 3 është makina prerëse inteligjente e nivelit profesional, e krijuar për të përmbushur çdo ide tuajën me shpejtësi dhe saktësi të mahnitshme. Tani deri në 2 herë më e shpejtë se paraardhësit e saj, kjo pajisje ju lejon të prisni materiale inteligjente (Smart Materials) pa pasur nevojë për tapet prerës, duke realizuar prerje të pandërprera deri në 3.6 metra gjatësi. Ideale për biznese të vogla, personalizime veshjesh, dekor shtëpie dhe projekte të mëdha artizanale.
Pret mbi 100 materiale: Si karton, vinil, termo-vinil (iron-on), letër me shkëlqim (glitter) dhe pëlhurë të përforcuar.
Përmasat e makinës: 56.3 cm x 17.7 cm x 15 cm
Sipërfaqja maksimale e prerjes (me tapet): 30.5 cm x 61 cm
Sipërfaqja maksimale e prerjes (pa tapet - Smart Materials):30.5 cmx3.6m
E pajtueshme me 6 vegla: Për të prerë, shkruar, aplikuar fletë metalike (foil) e shumë më tepër (veglat shtesë shiten veçmas).
Liri në dizajnim: Ngarkoni dhe pritni projektet tuaja personale ose zgjidhni nga libraria e pasur në Cricut Design Space.
Cricut Explore 3 është ideale për punime me vinil, letër dhe karton. Me të mund të bësh:
- Stikersa & Etiketa: Stikersa me ngjyra për laptopë/axhenda dhe etiketa për organizim.
- Personalizim rrobash: Bluza, hudi dhe çanta pëlhure me stampime (Iron-On).
- Dekor dhe personalizim: Emra dhe logo për gota, shishe uji, tollumbace apo thënie për mure.
- Punime letre: Kartolina 3D, kuti dhuratash, dekorime festash dhe topper-a për torte.